Rihanna mendohet se mund të jetë performuesja e vetme në Super Bowl të vitit 2023.
Këngëtarja e hitit “Diamonds” ka thënë për E!News së fundmi se nuk ka vendosur ende nëse do të ketë musafirë në performancën e saj që do të zhvillohet në një stadium në Arizona, në shkurt të vitit 2023.
“Dymbëdhjetë minuta. Ju në fakt mund ta bëni këtë e vetme dhe kjo është një prej atyre gjërave që mund ta dekoroni si të doni”, ka thënë Rihanna.
Nëse Riri vendosë të performojë e vetme në ngjarjen e madhe sportive amerikane, ajo do të bëhej këngëtarja e dytë që e bën një gjë të tillë, pas performancës së Lady Gagas në vitin 2017.
Këtë vit në Super Bowl kanë performuar disa prej ikonave të repit amerikan përfshirë: Dr.Dre, Snoop Dogg, Eminem, 50 Cent, Mary J.Blige dhe Kendrick Lamar.
-
Rihanna performuesja e “Super Bowl 2023”
-
Rihanna i rikthehet skenës gjatë koncertit të Jay-Z
-
Rihanna sërish në skenë pas rreth një dekade, pritet ta kryesojë festivalin Glastobury
-
Kendrick Lamar, artisti kryesor në Super Bowl 2025
-
Usher tregon se një nga bashkëpunëtorët do t’i bashkëngjitet në “Super Bowl”