Bota mund të jetë duke e pritur me padurim performancën e Rihannas në “Superbowl” por duket se ai që po e pret më me entuziazëm është i dashuri i saj, A$AP Rocky.
Reperi i nominuar për “Grammy” ka thënë të mërkurën në një intervistë për Apple Music 1 radio se ndihet krenar që e dashura e tij po i rikthehet muzikës, raportoi revista “People”.
“Jam shumë i lumtur që e dashura ime po i rikthehet muzikës. Është thjesht e mahnitshme”, është shprehur Rocky.
Ai ka deklaruar se është i entuziazmuar më shumë se kushdo për performancën e saj, e cila do të jetë e para që nga viti 2018.
Rocky dhe Rihanna, të dy 34-vjeçar e kanë nisur lidhjen në nëntor të vitit 2020, pas përafërsisht një dekade shoqërie.
Në maj të vitit të kaluar, çifti kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë.
“Superbowl” ku do të performojë Riri do të mbahet më 12 shkurt.