Shumë fansa të legjendarit Bruce Springsteen janë të zemëruar për çmimet e larta të biletave për turneun e tij.
Siç raporton CNN, në shërbimin Ticketmaster, çmimet e biletave arrijnë në katër deri në pesë mijë dollarë.
"Jam i sigurt se Bruce Springsteen nuk do ta shohë këtë postim timin, por menaxherët e tij duhet të flasin me kriminelët që drejtojnë Ticketmasterin. Ju lutemi dëgjoni fansat sepse askush nuk mund të përballojë bileta si kjo", shkroi një përdorues në Twitter.
Stevie Van Zandt, i cili luajti në "The Sopranos" dhe tani është anëtar i grupit E Street të Springsteen, u tha fansave se ai "nuk ka të bëjë fare me çmimin e biletave".
Turneu i Springsteen planifikon të fillojë në shkurt të vitit të ardhshëm. Koncerti i parë do të mbahet në Amalie Arena në Tampa, Florida.
Biletat për vendet më të largëta nga skena kushtojnë afërsisht 60 dollarë, por shumë pohojnë se janë lëshuar vetëm pak bileta për këto vende.
-
Yjet e Gjermanisë ua paguajnë tifozëve biletat e udhëtimit
-
Rritet presioni ndaj FIFA-s për shkak të biletave të shtrenjta për Botëror
-
Dua Lipa dhe yje të tjerë i kërkojnë kryeministrit britanik të ndalë abuzimin me çmimet e biletave
-
Shiten të gjitha biletat, Alban Skenderaj paralajmëron koncert të dytë në Prishtinë
-
FIFA ul çmimin e biletave, nga 473 në 13 dollarë