Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Yjet e Gjermanisë ua paguajnë tifozëve biletat e udhëtimit

Gjermania

Rritja e ndjeshme e çmimeve të transportit publik në SHBA përpara Kupës së Botës ka nxitur reagime të shumta. Pagesa e biletës së autobusit nga New Yourku për në stadiumin “MetLife” të New Jersyt, është bërë më e shtrenjta. 

Ndërsa çmimi fillestar për biletat u zbrit nga 150 dollarë në 98 dollarë për vajtje-ardhje, çmimi për të njëjtën rrugë është vetëm 12.90 dollarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Yjet e Gjermanisë kanë ndërmarrë një veprim për t’ua siguruar 600 tifozëve transportin falas me autobus për në stadium për ndeshjen e tretë të grupit kundër Ekuadorit më 25 qershor.

Kapiteni i Gjermanisë, Joshua Kimich dhe lojtarët tjerë të ekipit do të mbulojnë kostot e udhëtimit. I vetmi kusht për këtë udhëtim falas është anëtarësimi në klubin e tifozëve të ekipit përfaqësues gjerman. Nëse më shumë se 600 tifozë aplikojnë, përzgjedhja do të bëhet me short, ka raportuar agjencia gjermane e shtypit “DPA”.