Showbiz

“Extraction 2” së shpejti në Netflix

Tyler Rake rikthehet në ekran me filmin e ri “Extraction 2”. Pasi për mrekulli i mbijeton ngjarjeve në filmin e parë, Rake, mercenari Australian i forcave speciale e fillon një mision të ri vdekjeprurës.

Për ta promovuar këtë vazhdim të ri të realizuar nga Netflixi, aktori Chris Hemsworth dhe pjesa tjetër e ekipit udhëtuan drejt Madridit.

Aktori Australian, regjisori Sam Hargrave dhe aktoret, Olga Kurylenko dhe Golshifteh Farahani, u pritën me entuziazëm nga fansat e shumtë të mbledhur në sheshin “Callao”.

“Ne veçse e kishim ngritur kriterin me filmin e parë dhe kur erdhi rasti për ta realizuar një vazhdim, nuk ishim të sigurt se si mund të arrinim këtu. Falë regjisorit Sam Hargrave, imagjinata e së cilit është e pakrahasueshme, ai arriti të shtojë diçka që do t’i mbajë fansat të interesuar gjatë gjithë kohë dhe në fund do t’i befasojë edhe më shumë. Por, unë mendoj se risia e filmit të dytë është ndoshta komponenti emocional, njëherësh zemra e gjithë kësaj historie”.

Në filmi e parë “Extraction”, Hemsworth e portretizon mercenarin e tregut të zi, Tyler, i ngarkuar me një mision të rrezikshëm të shpëtimit të djalit të kidnapuar të një krimineli të burgosur. Mirëpo, pas një beteje të ashpër dhe plagëve të marra si pasojë, ai duket sikur e humb jetën në këtë film. Megjithëkëtë, Tyler rikthehet në vazhdimin e dytë, sërish në një mision për shpëtimin e një familjeje të burgosur dhe duke luftuar kundër një gangsteri të pamëshirshëm nga Gjeorgjia.

Pasi pozuan për fotografët, kasta e aktorëve për gazetarët e pranishëm në premierë folën për sfidat e realizimit të filmit, akrobacionet e rrezikshme dhe kohëzgjatjen e xhirimit të një prej skenave më të ngarkuara aksion.

“Kur realizon skena të tillë gjithmonë ekziston rreziku. Skena në fjalë do të thosha se nuk ishte më e vështira për mua. Ajo që më frikësoi më së shumti ishte kur isha maj të një treni, i cili po lëvizte në shpejtësi prej 65 kilometra në orë, dhe përballë e kisha një helikopter që po fluturonte në anën e kundërt. Ndërsa, Sam qëndronte në mes duke xhiruar gjithçka. Dhe filmi është i mbushur me skena të tilla. Mendoj se ai ia ofron publikut një anë autentike dhe të vërtetë të adrenalinës, ndryshe nga xhirimet që kryesisht zënë vend në studio dhe gjithçka është e fabrikuar. Ky film është i shumë real. Ne djersitemi, përjetojmë ankth, kemi emocione, ndihemi të frikësuar, këto janë gjërat që janë xhiruar. Është vërtetë një përvojë cool”.

“Kemi provuar të sjellim dyfish më shumë aksion dhe emocione të thella nga secili personazh. Në filmin e parë kemi mësuar pak më shumë për protagonistin, Tyler Rake, dhe atë se çfarë e motivon në jetën e tij. Në filmin e dytë kemi provuar të futemi më thellë dhe ta zgjerojmë atë bërthamën emocionale të personazhit, në mënyrë që publiku të mund të lidhet edhe më shumë me të”.

“Unë jam një personazh nga e kaluara, prandaj do të shfaqem si një lloj jehone nga jeta e dikurshme e Tylerit. Dhe në njëfarë mënyrë lidhem me misionin e tij”.

“Në aspektin fizik ishte një përvojë shumë emocionuese. Shumë skena aksion, shumë trajnime dhe shumë punë. Ne qëndruam në Pragë për 6 apo 7 muaj, prandaj ishte vërtetë kënaqësi të punonim me Samin dhe profesionistët tjerë të mrekullueshëm. Do të thosha se ishte një film mjaft fizik”.

“Extraction 2” lansohet nëpër kinema më 16 qershor 2023.