“Extration 2” nuk ka shumë ditë që është lansuar, por Chris Hemsworth ka bërë të ditur se qysh tash po flitet për filmin “Extraction 3”.
39-vjecari ka rivlerësuar rolin e tij si Tyler Rake në filmin e dytë që është lansuar më 16 qershor. Ai iu ka thënë fansave se po zhvillohen bisedimet për vazhdimin e këtij projekti filmik.
Chris dhe drejtori Sam Hargrave kanë marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Netflix në Brazil, të shtunën që shkoi.
“Ne nuk do të ishim këtu pa ju, prandaj faleminderit shumë! Ju dua të gjithëve!”, u shpreh aktori australian.
Ai tha se kjo është mirëseardhja më e ngrohtë që ka përjetuar deri më tani. Hemsworth gjithashtu e pyeti audiencën se a është e interesuar të shohë më shumë nga roli tij i fundit.
Ai gjithashtu ka thënë së ka pasur fillimisht tremë nga ekzekutimi i këtij roli, por megjithatë shtoi se ka qenë shumë entuziast gjatë realizimit të rolit të tij.
“Ka qenë diçka shumë autentike”, tha Chris.
Një tjetër projekt Chris tha se e kishte entuziazmuar po aq shumë, pasi që ishte bashkë me shokun e tij Idris Elba, duke realizuar filmin “The Man in the Suit”.
“Dris është një shok shumë i mirë imi dhe kemi folur për të punuar bashkë”, u shpreh ai.
Sipas tij, profesionalizmi i Elbas nxjerr në pah diçka shumë ndryshe në këto karaktere, diçka që Chris mendon se njerëzit e pëlqejnë shumë.