Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ermal Meta dhe Rita Ora takohen në Itali

Pas koncertit që mbajti në Tiranë, Ermal Meta është kthyer në Itali, ku pati një takim vërtet interesant me këngëtaren shqiptare, Rita Ora.

Gjithashtu, edhe Ora mbajti një koncert në Tiranë ku pati rreth 250 mijë shikues dhe pastaj ka udhëtuar për në Verona, Itali, për të mbajtur një koncert tjetër dhe në të nuk mund të mungonte bashkëkombësi, Ermal Meta.

Ky i fundit ka publikuar një foto të këndshme nga takimi që pati me Ritën. “Shqiptarë”, shkruan Ermal Meta në Instagram, ndërsa fansat shqiptarë janë mrekulluar nga ky takim.

#Albanians @ritaora ❤️??

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic) on

Këngëtarja Ora, po ashtu, përmes një postimi në Instagram ka paralajmëruar se sot do të publikojë videoklipin e këngës së saj të fundit “Girls”.