Këngëtarja e njohur Era Istrefi së shpejti do të publikojë këngën e saj më të re.
“Redrum” mban titullin kënga që do të lansohet këtë të premte, ndërsa tani Era ka publikuar pamje nga klipi i ri dhe prapaskena.
“Prapaskenat... mezi po pres të premten!”, ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram.
Kjo këngë e Erës vjen pas “Bon bon” që e bëri të famshme ndërkombëtarisht dhe i solli edhe kontratën me kompaninë e njohur “Sony Music”.