Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kur lansohet kënga e re e Era Istrefit

Ndonëse disa herë ka paralajmëruar këngën e re, duket se vetëm tashti është gati që ta lansojë atë.

Është fjala për këngëtaren Era Istrefi, e cila është gati që ta shfaqë bashkëpunimin e ri në arenën ndërkombëtare.

“No I Love Yours” mban titullin që shqiptarja me famë ndërkombëtare do të publikojë së shpejti. “A jeni gati për #NoIloveYous me French Montanan”, është pyetja që Era ua ka bërë fansave në rrjetin social Instagram.

Këngëtarja shqiptare nuk ka dhënë detaje sa i përket këngës, përveç që në foto dallohet se është duke u realizuar videoklipi i saj.

Ajo këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social Instagram përmes një fotografie që ka publikuar gjatë vikendit, duke bërë të ditur po ashtu edhe bashkëpunëtorin e këngës.

Edhe Kënga e re e Era Istrefit, e shkruar nga ylli britanik që u vra ditë më parë Showbiz 1 muaj më parë Kënga e re e Era Istrefit, e shkruar nga ylli britanik që u vra ditë më parë

Mbetet të shihet se si do të pritet kjo këngë në tregun ndërkombëtar të muzikës, por mund të përmendim se ai para këtij pati komente mjaft pozitive.

Kënga vjen 6 muaj, pasi Era publikoi videoklipin “Redrum”. Ky i fundit është projekti i parë për tregun ndërkombëtar dhe deri tani numëron mbi 28 milionë klikime.