Showbiz

Eminem për problemet me mbidozën: U desh shumë kohë që truri im të funksiononte sërish

Reperi 49-vjeçar, Eminem po luftonte një varësi nga ilaçet kur u shtrua në spital në dhjetor të vitit 2007 pas mbidozës së metadonit, përpara se të shkonte në rehabilitim.

Por në një intervistë në ‘Podcast-in Paul Pod’, të organizuar nga menaxheri afatgjatë i fituesit të çmimit Grammy, Paul Rosenberg, 51 vjeç, Eminem pranoi se iu desh shumë kohë që truri i tij të funksioniste përsëri pas mbidozës.

“U desh shumë kohë që truri im të fillonte të funksiononte përsëri”, ka thënë Eminem.

Reperi shtoi se po merrte "75 deri në 80 valiumë në natë" ndërsa ishte duke u detoksikuar dhe duke punuar në albumin e tij "Relapse".