Showbiz

Demi Lovato sërish në program rehabilitimi nga mbidoza

Demi Lovato e ka përfunduar në heshtje një tjetër program rehabilitimi vitin e kaluar.

Një burim ka thënë për revistën prestigjioze PEOPLE se kandidatja 29-vjeçare për çmimin Grammy, që atëherë është kthyer në shtëpi, dhe ka ruajtur maturinë dhe shëndetin mendor pas mbidozës gati fatale të drogës në vitin 2018.

"Demi është e përkushtuar për mirëqenien e saj dhe gjatë gjithë jetës ajo planifikojnë të bëjë kontrolle të rregullta për t'u siguruar që po e vë veten të parën”, ka thënë burimi.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme ka hyrë në rehabilitim për herë të parë në fund të vitit 2010. Ajo pati hyrë në një program tjetër spitalor pas mbidozës, në 2018.

Artistja e hitit "Tell Me You Love Me", e cili tha se i është "dëmtuar truri" pasi pësoi tri goditje dhe një atak në zemër pas mbidozës, ka deklaruar se ka marrë mësime nga të gjitha këto ndodhi.

“Gjithçka duhej të ndodhte në mënyrë që unë të mësoja mësimet që mësova. Ishte një udhëtim i dhimbshëm, dhe shikoj prapa dhe ndonjëherë më vjen keq kur mendoj për dhimbjen që duhet të duroja për të kapërcyer atë që kam kapërcyer, por nuk pendohem për asgjë”, ka thënë Lovato.