Emily Ratajkowski ka përgënjeshtruar lajmet se ajo ka bërë ndërhyrje plastike për të fryrë buzët.
Supermodelja 29-vjeçare e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë u ka thënë 27 milionë ndjekësve të saj në Instagram se ënjtja është normale për të gjithë trupin, gjatë tërë shtatzënisë, shkruan DM.
“Kurrë nuk kam bërë fryrje të buzëve. Nuk mund të bësh injeksione të tilla kur je shtatzënë”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram.
Ajo ka shtuar se niveli i gjakut të femrës shtatzënë rritet për 50 për qind gjë që sipas saj bënë që ato të duken si të ënjtura derisa presin një foshnje.
Ratajkowski pret fëmijën e parë me bashkëshortin e saj Sebastian Bear – Mc Clard dhe shtatzëninë në tërësi e ka përshkruar si shumë të çuditshme.
{gallery}
-
Emily Ratajkowski ndihet e lumtur që po e ushqen foshnjën e saj me gji
-
Supermodelja Ratajkowski së shpejti do të bëhet nënë
-
Anne Hathaway tallet me teoritë se “barku i saj i shtatzënisë është i rremë”
-
Rihanna tregon se shtatzënitë ia ndryshuan format trupore
-
Kendall Jenner: Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë