Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Elvana Gjata emocionohet pas shtëtitjes së parë në Tiranë pas 10 vitesh

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elvana Gjata përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se që dhjetë vjet nuk ka shëtitur në vendlindjen e saj, Tiranën.

Ajo ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ndërsa thotë se është emocionuar shumë që e ka bërë një gjë të tillë, transmeton Koha.net.

“Për fat të keq nuk bëj më shëtitje në qytetin tim. Hera e fundit ka qenë 10 vite më parë, edhe pse jetoj këtu. Të shoh qytetin tim duke ecur është një ndjenjë kaq e bukur. Mu mbushën sytë me lot për kohën kur nuk kisha përgjegjësi por vetëm detyra shtëpie”, ka shkruar Gjata.