Showbiz

Ekspozita e kostumeve të Taylor Swift mbahet në Londër

Ekspozita e veshjeve të Taylor Swift

Ekspozita e veshjeve të Taylor Swift

Muzeu i njohur, Victoria & Albert në Londër, do të hapë ekspozitën e veshjeve të këngëtares më famë botërore, Taylor Swift.

Ekspozita që do të hapet të shtunën, e që do të quhet “Taylor Swift: Songbook Trail”, do të përmbajë shumë veshje skenike të këngëtares, të cilat do të shfaqen në shumë pjesë të muzeut, raporton AP.

Kuratorja e kësaj ekspozite, Kate Bailey, ka thënë se kjo ekspozitë do të ju ofrojë fansave një lloj takimi më të afërt me këngëtaren.

“Nuk mund të garojmë me turnetë nëpër stadiume. Ajo që mund të ofrojmë është një lloj takimi më intim e më teatral më këngëtaren”, ka thënë ajo.

Ekspozita do të fillojë me epokën e albumit të saj “Lover” e veshjen nga brendi Versace të cilën Taylor e veshi gjatë xhirimit të videos muzikore “The Man”.

Pastaj radhiten veshjet nga epoka që quhet “The Reputation”, e më pas në nderim të tekstit të këngës “Love Story”, do të shfaqet fustani që Taylor e veshi në turneun “Fearless”.
Në pjesë të ndryshme të muzeut do të shfaqen edhe veshje të tjera të yllit të albumeve “Folklore”, “Evermore”. I ekspozuar do të jetë edhe xhemperi që ajo pati veshur në videon muzikore “Cardigan”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në muzeun Voctoria & Albert deri më 8 shtator.