Uma Thurman ka bërë një postim në Instagram në ditën e Falenderimeve, dhe ka nënkuptuar se ka qënë viktimë e manjatit të filmit Harvery Weinstein.
“Jam shumë e lumtur sot që jam gjallë, për të gjithë ata që dua, dhe ata që kanë guximin të ngrihen mbi të tjerët. Thashë se kam qënë mjaft e nxehur së fundmi, dhe kjo për disa arsye, nëse nuk mund ta shihni nga fytyra ime”, thotë ylli i filmit “Pulp Fiction”.
Postimi vijon më tej: “Mendoj se është shumë e rëndësishme të keni kohën tuaj, të jeni të drejtë, të saktë kështu që…. Gëzuar ditën e Falenderimeve të Gjithëve, (Përveç teje Harvey, dhe komplotistëve të tu, jam e lumtur që po ikni ngadalë, ju nuk meritoni një plumb)- qëndroni me mua”, transmeton tch.
Postimi kishte një foto të Thurman në filmin “Kill Bill: Volume 2” i shëprndarë nga Miramax, kompania e Wenstein. Dhe skena në foto është roli i Thurman, Beatrix Kiddo e cila premton për një “hakmarrje të tërbuar”.
Weinstein ka qënë producenti ekzekutiv i “Kill Bill”. Volumi i parë dhe i dytë janë shpërndarë nga Miramax.
{gallery}
-
Balerinat luftojnë për jetën e tyre në filmin “Pretty Lethal”
-
Harvey Winstein: Nuk do ta falë Gwyneth Paltrown që më doli kundër
-
Russell lavdëron Emily Blunt: Ajo të bën më të mirë në çdo skenë
-
Gates thotë se Epsteini i kishte bërë presion për lidhjet e tij jashtëmartesore
-
Hayden Panettiere në librin autobiografik tregon përballjet e pakëndshme me disa nga yjet e Hollywodit