Të gjithë adhuruesit e filmave të Quentin Tarantinos së famshëm së shpejti mund ta presin vazhdimin e filmit të njohur "Kill Bill". Ai për media e konfirmoi se për vazhdimin e tretë po negocion në mënyrë aktive me aktoren Uma Thurman.
Pjesa e parë e "Kill Bill" doli në tetor të vitit 2003, ndërkohë që vazhdimi doli vetëm shtatë muaj më vonë. Adhuruesit dëshironin më shumë, por Tarantino ishte i zënë me projekte të tjera, shkruan KOHA Ditore. Një kohë të gjatë ai nuk u prononcua për çështjen e xhirimit të pjesës së tretë të filmit ikonik, por kohët e fundit vendosi ta komentojë këtë mundësi. Ai theksoi se ai dhe Uma janë në negociata serioze dhe se gjasat janë të mëdha që filmi do të xhirohet.
Tarantino kishte thënë qysh më herët se planifikon të pensionohet në të ardhmen e afërt dhe se beson se ky film do të jetë i fundit.
"Mendoj se kam arritur në fund të rrugës kur bëhet fjalë për filmat. E shoh veten si autor ose shkrimtar në teatër, ende e kam ndërmend të jem kreativ. Por mendoj se u kam dhënë të gjitha që kam mundur filmave," tha ai për GQ Australia një muaj më parë.
Filmi i tij i ri, "Once upon A Time in Hollyood", do të shfaqet në kinematë botërore nga 26 korriku.
-
Tarantino tregon cili është filmi më i mirë i tij, i preferuari dhe ai që ishte “i lindur për ta bërë”
-
Kush do të luajë në filmin e ri të Quentin Tarantinos?
-
Quentin Tarantino do ta publikojë librin “Cinema Speculation” në fund të vitit
-
Quentin Tarantino dëshiron ta lërë anash regjinë, për t’iu përkushtuar familjes
-
Brad Pitt: “Nuk do të kemi nevojë t’i themi lamtumirë Quentin Tarantinos edhe për një kohë të gjatë”