Regjisori i famshëm i Hollywoodit, Quentin Taratino, e ka bërë të ditur lajmin se në fund të vitit do ta publikojë librin e ri historik, përmes së cilit ai i eksploron dhe analizon filmat ikonik të viteve ’70.
Libri me titull “Cinema Speculation” planifikohet të dal në shitje nga 25 tetori i këtij viti, përmes shtëpisë botuese “HarperCollins”.
Sipas një mesazhi të publikuar në uebfaqen e kësaj kompanie, libri fokusohet në disa filma të caktuar amerikan të cilët, Quentin Tarantino, i kishte shikuar kur ishte i ri dhe e kishte zbuluar dashurinë për kinematografi.
“Ky libër është sa rigoroz dhe depërtues nga ana intelektuale, aq edhe tërheqës dhe argëtues. Në të njëjtën kohë, kritika filmike, teoria e filmit, një vepër e raportimit dhe historia e mrekullueshme personale, është e gjitha e shkruar me një zë të veçantë që njihet menjëherë si i Tarantinos, dhe me këndvështrimin e rrallë rreth kinematografisë që bëhet i mundur vetëm nga një prej praktikuesve më të mëdhenj të artit. Përveç se shquhet si një prej regjisorëve bashkëkohor më të vlerësuar, Quentin Tarantino, është po ashtu një prej adhuruesve më të mëdhenj të filmit në botë. Për vite me radhë ai ka folur për ndërmarrjen e kthesës eventuale në karrierë, për të shkruar libra për filma. Tani, me librin ‘Cinema Speculation’ ka ardhur koha që kjo gjë të ndodhë. Dhe rezultatet janë gjithçka që fansat e tij të pasionuar dhe të gjithë dashamirët e filmit mund të kishin shpresuar.”
Në disa intervista, Tarantino ka folur për dëshirën dhe planet e tij për t’u shndërruar në autorë librash, menjëherë pas realizimit të filmit të tij të dhjetë dhe të fundit.

-
Tarantino tregon cili është filmi më i mirë i tij, i preferuari dhe ai që ishte “i lindur për ta bërë”
-
Tarantino nuk ngutet të krijojë filma, pret t’i rritet djali që t'i mbajë në mend xhirimet
-
Kush do të luajë në filmin e ri të Quentin Tarantinos?
-
Tarantino dhe Burton do të nderohen për arritje jetësore nga Festivali i filmit në Romë
-
Leonardo DiCaprio i shqetësuar për të ardhmen e kinemasë