Këngëtarja më famë botërore, Kelly Rowland, e cila ishte anëtare e grupit “Destiny’s Child” bashkë me yllin botëror Beyonce, po qëndron në rresht me ata që po kritikojnë drejtuesit e “Grammyt”.
Në një intervistë të shkurtë, dhënë “Entertainemnt Tonight”, Rolland ka thënë se e ka përkrahur fjalimin të cilin e mbajti burri i Beyonces, reperi Jay-z, kur doli të pranojë një çmim përgjatë spektaklit “Grammy”, ku kritikoi drejtuesit për mosvlerësim të punës së gruas së tij.
“Shawn Carter (Jay-Z) është një nga njerëzit më të mëdhenj që njoh dhe fjalët e tij kumbuan në atë skenë. Nuk do të mund të isha më krenare për të. Jam shumë e lumtur për shumë gjëra që ka thënë në atë skenë. Mendoj se ai u bë zëri i shumë artistëve që u ndjenë të padëgjuar ndër vite”, ka thënë Rowland.
Kelly Rowland is standing by Jay Z and his GRAMMY speech. #OneLoveMovie pic.twitter.com/K0Ihoc1UKU
— Entertainment Tonight (@etnow) February 7, 2024
Jay-Z ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj drejtuesve të spektaklit, pasi gruaja e tij Beyonce, është artistja me më së shumti çmime “Grammy”, por asnjëherë nuk u shpërblye me çmimin “albumi i vitit”. Ai këtë e shprehi kur doli të pranonte çmimin si njëri nga njerëzit më me ndikim në glob, çmim ky special nga reperi Dr. Dre.
“Mendoni për këtë, ajo ka më së shumti çmime ‘Grammy’, por asnjëherë nuk e ka fituar çmimin ‘albumi i vitit’, kjo nuk është në rregull”, ka thënë Jay-Z në skenë, ku doli bashkë më vajzën e tij Blue Ivy.
Fjalimi që reperi mbajti, bëri që shumë këngëtarë të komunitetit afromaerikan e shumë njohës të fushës të kritikojnë ekipin drejtues të akademisë së muzikës, “Grammy”.