Showbiz

Eddie Murphy udhëheq kastën e komedisë “The Pickup”

The Pickup

Pas suksesit verën e kaluar me vazhdimin e fundit të filmave “Beverly Hills Cop” në Netflix, ylli i komedisë, Eddie Murphy, tani ka bashkëpunuar me platformën “Prime Video” për projektin e ardhshëm të plot humor të titulluar “The Pickup”.

Pete Davidson, Keke Palmer dhe Eva Longoria, janë në mesin e aktorëve që e përbëjnë kastën në filmin që vjen i drejtuar nga Tim Story, i shquar për projekte si, “The Blackening”, “Barbershop” dhe “Ride Along”.

Në komedinë e mbushur me skena aksion, një mbledhje parash rutinë merr kthesë të errët kur dy shoferë kamionësh të blinduar që nuk përputhen me njëri-tjetrin, Russell (i portretizuar nga Murphy) dhe Travis (rol i luajtur nga Davidson), bien në pritë nga kriminelë të pamëshirshëm të udhëhequr nga një grua e zgjuar e quajtur, Zoe, (e cila në ekran portretizohet nga Palmer). Ndërsa kaosi shpaloset rreth tyre, dyshja e pazakonshme ballafaqohet me rreziqe të larta, personalitete që përplasen dhe një ditë shumë të keqe të punës që vazhdon e përkeqësohet.

“The Pickup” lansohet për publikun e gjerë më 6 gusht të këtij viti.