Aktori i filmit “Nutty Professor”, Eddie Murphy – i cili ka pasuri neto rreth 200 milionë dollarësh – është baba i dhjetë fëmijëve. Ai ka thënë se kjo është “gjëja më e mirë ndonjëherë”.
Duke folur për numrin e ri të revistës “People”, Murphy 64-vjeçar ka thënë se kurrë s’kishte planifikuar të kishte dhjetë fëmijë, por është gjëja më e mirë që i ka ndodhur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Thjesht ndodhi. Nuk e dija kurrë se do të kisha 10 fëmijë, por është gjëja më e mirë ndonjëherë. Nëse mund të përballosh kaq shumë fëmijë, atëherë duhet të kesh sa më shumë fëmijë. Kjo është argëtuese”, tha Murphy.
Murphy ka Ericun 35-vjeçar me Paulette McNeelyn, Brian (35), Mylesin (32), Shaynen (30), Zolan (25) dhe Bellan (23) me Nicole Murphyn, më pas Christiani (34) me Tamara Hood, 18-vjeçarin Angel me anëtaren e Spice Girls, Mel B dhe Izzyn (9) dhe Maxin (6) me bashkëshorten e tij të tashme, aktore Paige Butcher.
Eddie Murphy është krahasuar me aktorin 45-vjeçar Nick Cannon – që ka 12 fëmijë – për numrin e fëmijëve, por një dallim është se Eddie nuk kishte aq shumë fëmijë në moshën e Nickut.
Eddie thotë se ndihet shumë i lumtur kur është me familjen e tij. Ai ka thënë se dhjetë fëmijët e tij janë “qendra e çdo gjëje” në jetën e tij.