Showbiz

Eddie Murphy do të nderohet me çmimin për arritje jetësore nga Instituti Amerikan i Filmit

Eddie Murphy

Eddie Murphy do të marrë çmimin për arritje jetësore nga Instituti Amerikan i Filmit (AFI), njoftoi bordi i administratorëve të AFI-së. Çmimi do të ndahet në një ceremoni në Los Angeles, më 18 prill 2026.

“Eddie Murphy është një ikonë amerikane. Një forcë pioniere në format e artit të filmit, televizionit dhe komedisë stand-up, shkathtësia e tij nuk njeh kufij”, ka thënë Kathleen Kennedy, e cila kryeson bordin e administratorëve të institutit.

Murphy, 64 vjeç, është pjesë e artit për gati 50 vjet, si një fenomen adoleshent i stand-up, në televizion si pjesë e kastit të “Saturday Night Live”.

Filmat më të njohur ku mori pjesë Murphy janë “Beverly Hills Cop”, “Coming to America”, “The Nutty Professor” dhe filmat “Shrek”. Në vitin 2007, ai u nominua për çmimin Oscar për aktorin më të mirë mbështetës për filmin “Dreamgirls”.

Murphy do të jetë fituesi i 51-të i çmimit AFI për arritje jetësore. Çmimi për herë të parë u nda në vitin 1973 për John Ford. Të nderuar së fundmi me këtë çmim janë Nicole Kidman, Julie Andrews dhe Denzel Washington