Showbiz

Ed Sheeran hap llogari në Instagram vetëm për macet e tij

Këngëtari britanik, Ed Sheeran hapi një llogari në Insagram për të treguar jetën e përditshme të dy maceve të tij, Calippo dhe Dorito, që numëron tashmë rreth 120 000 ndjekës, disa orë pas fillimit të rrjetit social.

“Macet e mia kanë hapur llogarinë e tyre në Instagram. Ndiqni jetën e tyre të përditshme në @thewibbles”, shkruan ylli i popit në një mesazh të dërguar në llogarinë e tij Instagram me rreth 24,5 milionë ndjekës.

“Llogaria numëron vetëm tri foto për momentin. Njëra tregon dy macet e vogla përkrah me legjendën “Dumb and Dumber”, një tjetër në vaskë në momentin e banjës.

Ed Sheeran njihet për pasionin e tij për macet dhe një statujë e këngëtarit, e realizuar nga muzeu Madame Tussauds u zbulua në qershor në “Lady Dinah”, një “kafe për macet” londineze.