Personat e famshëm po qëndrojnë gjithnjë e më shumë larg mediave sociale dhe shumë prej tyre zgjedhin të fshijnë rrjetet e tyre sociale. Kështu ka ndodhur edhe me aktorin e njohur Chris Evans, i cili ka vendosur të çaktivizojë Instagramin dhe Twitterin.
Ditë para se të mbyllte llogaritë e tij, aktori shpjegoi arsyet e këtij vendimi, pasi nuk donte që fansat e tij të shqetësoheshin. Arsyeja është e thjeshtë, aktori dëshiron të fokusohet më shumë tek vetja.
Presioni i mediave sociale shpesh ka rezultuar të jetë i padurueshëm për shumë yje të showbizit. Ndonëse fansat e tyre i lavdërojnë shumë, komentet dhe kritikat negative janë gjithashtu të shumta.
Ed Sheeran, Millie Bobby Brown, Harry Styles, Kendall Jenner, Justin Bieber, Lizzo dhe Kanye West janë vetëm disa nga personazhet që në të kaluarën kanë çaktivizuar llogaritë në rrjetet e tyre sociale.
-
Chris Evans çaktivizon llogaritë në Twitter dhe Instagram: Po bëj një pushim të vogël
-
Robbie Williams tregon pse nuk e përdor më rrjetin social “X”
-
Selena Gomez mbyll përkohësisht llogaritë në rrjete sociale
-
Ed Sheeran kthehet në rrjetet sociale pas një kohe “të trazuar”
-
Charli XCX tërhiqet nga rrejte sociale “për ta mbrojtur shëndetin e saj mendor”