Aktori 42-vjeçar, Chris Evans, po i ndjek gjurmët e yllit tjetër të Hollywoodit, Taron Egerton, i cili pranoi këtë javë se po merrte pak pushim nga rrjetet sociale.
Ylli i “Captain America”, Chris, para se t’i deaktivizonte faqet e tij në Twitter dhe Instagram, u tha fansave se po do të kalojë një verë “me më pak kohë në ekran".
Në postimin që Taron e bëri në Instagram duke thënë se po bën "një pushim nga rrjetet sociale për një kohë", Chris u përgjigj, "Më numëroni edhe mua. Do të marr një pushim të vogël".
Më pas ai shkroi edhe në Twitter, "Hej të gjithë, po e trajtoj veten më mirë për një verë me më pak kohë në ekran, kështu që po bëj një pushim të vogël nga Twitteri dhe Instagrami. Shihemi së shpejti! Shumë dashuri", shkroi ai.
Chris që nga ai moment ka çaktivizuar të dy llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram.
Edhe
Chris Evans fshin profilet në rrjtet sociale
Tani profilet e tij në Twitter e Instagram nuk figurojnë fare, shkruan FemaleFirst.
"Ndërsa nuk jam i sigurt pse po bëj një deklaratë të madhe për këtë, thjesht mendoj se është e vështirë të shkëputesh nga një cikël që po me duket se jam bërë pak si i varur nga rrjetet sociale dhe tani po angazhohem për veten”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se mendon që po kalon shumë kohë duke qëndruar ulur dhe vetëm duke bërë “scroll”, ndërkohë që mund të lexojë libra, të shikojë filma e të bëjë gjëra të tjera.
Evans ka theksuar se ndihej sikur Instagrami po e pengonte të bënte më shumë gjëra në jetë.
Edhe
Ed Sheeran kthehet në rrjetet sociale pas një kohe “të trazuar”
Gjithashtu u është falënderuar edhe adhuruesve të tij që gjithë kohën e kanë komplimentuar me fjalë të mira.
Evans gjithashtu i ka këshilluar ata t’i lënë telefonat anash më shpesh. (Përgatiti Vita Abrashi-Kajtazi)