Filmi i shumëpritur dhe me buxhet të lartë, “Dune”, ishte paralajmëruar se do të lansohet nëpër kinema në të njëjtën kohë me platformën HBO Max, por sipas raportimeve të fundit, një gjë e tillë mund të mos ndodhë.
Besohet se kompania që e ka bërë produksionin e filmit, “Legendary Entertainment”, ende nuk i ka aprovuar planet e studios “Warner Bros.” për ta lansuar projektin fantastiko-shkencor të regjisorit, Denis Villeneuve, nëpër kinema dhe në HBO Max, në të njëjtën kohë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas portalit “Deadline”, suksesi që filmi “Godzilla vs. Kong” e ka arritur në javën e parë të shfaqjes, e vërteton më së miri që filmat fantastiko-shkencorë duhet të lansohet direkt nëpër kinema.
“Godzilla vs. Kong” e arriti rekordin e ri në arkat filmike në kohë të pandemisë, duke e shënuar debutimin më të mirë në kinematë e Amerikës me 48 milionë dollarë të fituara, ani pse ishte lansuar njëkohësisht nëpër kinema dhe në platformën digjitale.
Regjisori i njohur hollywoodian, Denis Villeneuve, është deklaruar kundër idesë së lansimit hibrid të filmit të tij. Në dhjetor të vitit të kaluar, ai tha se studio “Warner Bros” e ka dëmtuar rëndë këtë projekt, me vendimin e tyre.
Edhe regjisori i filmit “Tenet”, Christopher Nolan, e ka kritikuar ashpër këtë vendim duke e quajtur jo të drejtë madje edhe e ka cilësuar platformën HBO Max si më të keqen që ekziston në treg.
“Ka shumë dilema rreth këtij veprimi, sepse ata nuk e kanë paralajmëruar askënd për këtë vendim. Është një çështje shumë e komplikuar në fakt. Kjo nuk është mënyra e duhur për t’i trajtuar regjisorët dhe yjet e hollywoodit, por edhe njerëzit në përgjithësi të cilët kanë dhënë shumë për realizimin e këtyre projekteve filmike. Të gjithë e meritojnë të jenë të përfshirë në diskutimet rreth asaj se çfarë do të ndodhë me projektet e tyre”, ka thënë Nolan.
Filmi “Dune” pritet të lansohet për publikun e gjerë më 1 tetor të këtij viti.