Showbiz

“Godzilla vs. Kong” shënon debutimin më të mirë në Amerikë në kohë pandemie

“Godzilla vs. Kong” ka vendosur rekord të ri në arkat filmike, gjatë periudhës së pandemisë. Filmi e ka shënuar hapjen më të mirë në Amerikë në 12 muajt e fundit.

Ky projekt i regjisorit Adam Wingard, arriti që në javën e parë të shfaqjes nëpër kinematë e Amerikës Veriore t’i mbledhë 48.5 milionë dollarë, duke e tejkaluar filmin “Tenet” me 20 milionë dollarë të arkëtuara dhe “Wonder Woman 1984” i cili kishte debutuar me 16.7 milionë dollarë të fituara.

Ky sukses vjen pasi “Godzilla vs. Kong”, në Amerikë u lansua nëpër kinema dhe në platformën HBO Max, në të njëjtën kohë.

Ndërsa nga shfaqja nëpër kinematë botërore në javën e parë të lansimit, filmi arriti t’i arkëtojnë gjithsej 236 milionë dollarë.

Dy prej përbindëshave më legjendarë të kinematografisë, përplasen në këtë film të ri i cili i bënë bashkë në ekran Godzillan dhe King Kongun, dhe ku luajnë aktorë të njohur të hollywoodit, si Millie Bobby Brown, Alexander Skarsgård, Rebecca Hall dhe Brian Tyree Henry.

Regjinë e këtij projekti e ka bërë Adam Wingard, i njohur më së miri për filmat e zhanrit horror, “Death Note” dhe “Blair Witch”, kurse në rolet kryesore vijnë yjet e njohur të hollywoodit, si Alexander Skarsgard, Millie Bobby Brown, Rebecca, Eiza González, Brian Tyree Henry, Shun Oguri, Jessica Henwick, Julian Dennison, Kyle Chandler dhe Demián Bichir.

Filmi më buxhet të lartë vjen pas projekteve të kaluara të lansuara ndër vite: “Godzilla”, “Kong: Skull Island” dhe “Godzilla: King of the Monsters”.