Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipan e krahasojnë me Cherin, reagon këngëtarja 76-vjeçare

Hyjnesha e Pop-it, Cher, ia ka mbyllur gojën një fanseje që e krahasoi atë me Dua Lipën, të martën në rrjetet sociale, për shkak të dukjes së këngëtares kosovare në një dasmë të miqve të saj në Francë.

“Dua Lipa, Cher e gjeneratës sonë”, shkroi përdoruesja e Twitterit së bashku me një video të këngëtares së hitit “Levitating”, në ndarjen e çmimeve Grammy të vitit të kaluar.

Por Cher, 76 vjeç, nuk dukej se ishte dakord me këtë krahasim, duke iu përgjigjur me postimin e saj në Twitter me pyetjen se: "Sa vite ka një brez?".

Pas këtij statusi të Cher, përdorues të tjerë të Twitterit shpërthyen me mendimet e tyre për krahasimin.

“Një gjë është të jesh frymëzuar nga dikush, dhe tjetra është të jesh zëvendësues. Dua është Dua Lipa e brezit tonë. Cher është Cher. Nuk ka nevojë t’i krahasoni dy individë krejtësisht të ndryshëm në talent vetëm sepse njëri vishet si tjetri”, shkruajti një përdorues.

“Njerëzit nuk po e kuptojnë vërtet ndikimin kulturor që kishte Cher. Çdokush mund të vishet si Cher sot, por nuk është e njëjta gjë si të jesh i pari që e thyen këtë terren. Ajo ishte Cher. Gjithashtu Cher ka luajtur në filma dhe në shfaqjen e saj televizive. Ajo është e vetmja”, shkruajti një përdorues tjetër.

Edhe Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës Showbiz Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës

Page Six shkruan se pavarësisht këtyre komenteve, këngëtarja kosovare 27-vjeçare realisht ka pasqyruar disa nga pamjet ikonike të Cher ndër vite.

Këngëtarja e hitit "Don't Start Now" veshi një fustan të Versace me detaje të fluturave në Grammy 2021, i cili nxiti krahasimin me spektaklin e ndezur me temë fluturash që Cher bëri në një shfaqje të vitit 1974.

Dua gjithashtu veshi një fustan pothuajse lakuriq, të stolisur me pupla, në një shfaqje në Paris në vitin 2018, fustan të cilin Cher e kishte veshur në “Met Gala” të vitit 1974.

Image
Dua Lipa në vitin 2018 dhe Cher në vitin 1974