Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa zbulon pse nuk performoi me Elton Johnin

Dua Lipa ka zbuluar pse mungoi në performancën me Elton Johnin në Festivalin Glastonbury këtë vit.

Fansat e Lipës dhe Elton Johnit kanë spekuluar se ajo do të ishte një nga mysafiret speciale në skenë. Edhe pse ai pati një radhë yjesh, Lipa s’ishte një nga ta. Megjithatë, John performoi me këngën e përbashkët me Lipën me zërin e saj në prapavijë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Instagram, Lipa ka shpërndarë një darkë me miqtë dhe familjen gjatë festivalit. Më pas ajo tregoi mbështetjen për Elton Johnin duke postuar një video të tij duke performuar këngën “Cold Heart”.

Këngëtari i tha turmës se Lipa “fatkeqësisht” nuk ishte aty dhe i kërkoi fansave të këndojnë pjesën e saj teksa ai luante në piano.