Teksa shkëlqente me dukjen e tij në skenë, Elton John, e mbajti koncertin e fundit në Shtetet e Bashkuara si pjesë e turnout të tij përshëndetës. Për të gjithë fansat e pranishëm në Los Angeles, ai e solli një performancë tipike në qytetin i cili e ndihmoi të bëhet i famshëm anembanë globiy, para gjysmë shekulli.
Muzikanti i njohur britanik doli në skenën e stadiumit “Dodger”, ku i kishte mbajtur dy prej koncerteve të tija më të famshme në vitet ’70, për ta mbajtur një performancë shumë speciale dhe emocionale, që u transmetua ‘live’ në platformën Disney+.
“Siç e dini tashmë, unë po i jap fund turneve dhe ky do të jetë koncerti im i fundit në Amerikë dhe Kanada”, deklaroi John para të pranishmëve, para se t’i ftonte në skenë bashkëshortin, David Furnish, dhe dy fëmijët e tyre, Zachary Elijah, me të cilët planifikon të kalojë më shumë kohë tan e tutje.
Në koncertin e tij të fundit, ylli i hitit “Rocket Man” i nderoi disa muzikantë inspirues me të cilët ka bashkëpunuar gjatë karrierës së gjatë dhe të suksesshme.
Një prej tyre ishte edhe Dua Lipa, të cilën e ftoi në skenë për ta interpretuar bashkëpunimin e tyre, “Cold Heart”, e çka shkaktoi brohoritje të shumta në mesin e fansave të pranishëm.
Koncerti i së dielës (20 nëntor) po ashtu e shënoi rikthimin e parë të Elton Johnit në stadiumin “Dodger”, nga viti 1975.