Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, po vazhdon të performojë në kuadër të ngjarjes së përvitshme, “iHeartRadio Jingle Ball”.
Gjatë fundjavës ajo interpretoi në koncertin e organizuar në New York, ku e argëtoi turmën me disa prej hiteve të saja muzikore. Pjesë e listës së yjeve të cilët e ndanë këtë skenë me Lipën ishin, Lizzo, grupi “Backstreet Boys”, Demi Lovato dhe Charlie Puth.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShou i organizuar për nderë të festave të fundvitit zuri vend në sheshin “Madison Square Garden”, ndërsa performamcat e artistëve të famshëm do të transmetohen në kanalin “CW” më 17 dhjetor.
Ndërkaq, dy ditë më vonë, këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore e hijeshoi skenën e ngjarjes festive, “Capital’s Jingle Bell Ball” në Londër.
Atje, Lipa skenën e ndau me artistë britanik si, reperi Stormzy, kantautori George Ezra, DJ Tiësto dhe këngëtarja Becky Hill. Koncerti i së dielës zuri vend në arenën “O2”. Një ditë më herët në këtë koncert kishin performuar grupi “Coldplay” dhe këngëtarët Sam Smith, Sam Ryder, Kim Petras, KSI dhe Tom Grennan.