Këngëtarja Dua Lipa që po qëndron në New York për disa angazhime, së fundmi e pati një takim intim me fansat fatlum të cilët ishin mbledhur në ndejën e organizuar nga revista V Magazine.
Fansat patën mundësi ta blejnë revistën që në ballinë e kishte Duan, dhe të nënshkruar nga këngëtarja me prejardhje kosovare, transmeton Express në KTV.
Të pranishme në këtë ndejë ishin edhe disa personalitete të njohura, si supermodelja Gigi Hadid.