Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa pi alkool dhe bën tatuazh live në emision

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një tatuazh live në emisionin “Late Night Seth” që udhëhiqet nga ylli Seth Meyers.

Dua këtë e ka ndarë me fansat e saj përmes llogarisë në rrjetin social Instagram.

Ajo postoi disa fotografi si dhe video, njëra prej të cilave shfaq Duan dhe Seth Meyersin duke bërë tatuazhe të njëjta në pjesën e poshtme të këmbës.

Në videon tjetër shihet këngëtarja duke luajtur një lojë, ku ajo derdh pije alkoolike nga fundi i sipërm i një rrëshqitëseje gjigande, të shtëpisë së kukullës “Barbie”.

“Mbrëmë në @latenughtseth @sethmeyers !!! Ne bëmë edhe tatuazhe të njëjta. Shihni të gjithë ngjarjen në Youtube”, ka shkruar këngëtarja në postim.

Fansat e Duas shkruan komente të shumta duke e lavdëruar atë dhe duke e quajtur mbretëreshë.