Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është pjesë e numrit të muajit janar të revistës prestigjioze “Vogue”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.
Ajo ka postuar ballinën e kësaj reviste teksa ka falënderuar gazetën për përzgjedhjen e saj për numrin e janarit.
“Jam tejet e lumtur për përzgjedhjen time dhe është diçka që do ta mbaj afër zemrës”, ka shkruar ajo në postimin e saj.
Në numrin special të “Së ardhmes”, “Vogue” i dedikohet dikujt që bën revolucion si talent i ri në industrinë e modës dhe më tej.
Artikuj të ngjashëm
-
Dua Lipa shkëlqen në paraqitjet e fundit për revistën “Vogue US”
-
Dua Lipa në ballinën e “The New York Times Magazine”
-
Dua Lipa shfaqet me stil të ri në ballinën e revistës “Vogue”
-
“Vogue” i magjepsur me Dua Lipën, sjell videon “Mirë se vini në botën e Duas”
-
Dua Lipa shkëlqen në kopertinën e revistës Vogue Me