Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa e Action Bronson gati për koncertin në Kosovë, “sillini edhe kushërinjtë”

Më 10, 11, dhe 12 gusht në Prishtinë do të zbresin disa prej yjeve më të mëdhenj botëror të muzikës me prejardhje shqiptare.

Dua Lipa, Action Bronson, e Stanaj janë në mesin e yjeve që do të performojnë në “Sunny Hill Festival”, transmeton Koha.net.

Dua Lipa ka postuar një foto me Action Bronsonin, ndërsa i fton fansat që t’i marrin edhe kushërinjtë për të shikuar performancat e tyre.

“Vëllai im Action Bronson dhe unë pas shout të tij në NYC. Hajdeni dhe shikona të dyve këtë verë në ‘Sunny Hill Festival’ dhe në fjalët e Action Bronsonit ‘i kam edhe 1000 kushërinj duke ardhur’, prandaj sillni edhe kushërinjtë tuaj”, ka shkruar Dua Lipa.