Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Lipa: Qëllimi i “Sunny Hill”-it është të shpërfaqë një imazh tjetër të Kosovës

Në këtë hapësirë, vitin e kaluar, vuri themelet festivali që i dërgoi botës një fotografi tjetër të Kosovës së pasluftës.

“Sunny Hill Festival”,me një spektakël të përmasave botërore e përmbysi imazhin e shtetit të izoluar.

Dua Lipa, Action Bronson e Martin Garrix me performancat e tyre e vunë Prishtinën në hartën e metropoleve botërore.

“Sunny Hill Festival” e ka vazhduar në edicionin e dytë, duke zbuluar tre emra me nam që do të ngjiten në skenën e ngritur në parkun e Gërmisë: Miley Cyrus, Calvin Harris dhe Gashi, raporton “Express” i KTV-së.

Dukagjin Lipa, drejtor i festivalit, thotë se qëllimi i “Sunny Hill” është të mbledhë audiencë nga gjithë regjioni dhe ta shpërfaqë një imazh tjetër të Kosovës.

Edicioni i dytë i “Sunny Hill”, do t’i bashkojë në skenë muzikantët botërorë me heronjtë lokalë.

Edhe “Sunny Hill Festival” ka qëllim të promovojë para botës rininë kreative të Kosovës Kulturë “Sunny Hill Festival” ka qëllim të promovojë para botës rininë kreative të Kosovës

Rep-këngëtari Gashi, i cili performoi edhe vitin e kaluar në “Sunny Hill”, rikthehet në Prishtinë për ta promovuar albumin e tij.

Një prej mbrëmjeve të festivalit, do t’i takojë Calvin Harris, krijuesit të hitit “One Kiss” në bashkëpunim me Dua Lipën.

“Sunny Hill Festival” do të mbahet nga data 2 deri më 5 të muajit gusht.