Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa bën thirrje për mbrojtje të vajzave dhe grave

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar për dhunimin e 11-vjeçares nga pesë persona javën e kaluar në Prishtinë.

Ajo ka dalë në mbështetje të protestës së mbajtur më 31 gusht në Prishtinë, ku mijëra qytetarë iu bashkuan protestës së mbajtur kundër dhunës ndaj grave dhe ndaj fëmijëve.

Dua ka shpërndarë në “Story”, në Instagram, një fotografi të protestës ku shihen qytetarët me pankarta “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”.

Policia ka raportuar të hënën se të shtunën e 27 gushtit, një vajzë e moshës 11-vjeçare është dhunuar nga pesë persona, tre prej të cilëve pas identifikimit, rezultoi të jenë të mitur.

Të dyshuarit aktualisht janë në paraburgim prej 30 ditësh.

Image