Të mërkurën duke nisur nga ora 12:00, në Prishtinë do të protestohet kundër rasteve të dhunimit të grave dhe vajzave në vendin tonë.
Mobilizimi për këtë protestë vjen pas rastit të një 11-vjeçare, e cila dyshohet se u dhunua nga pesë persona të shtunën në kryeqytet.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të protestojë me kërkesat për mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë me qëllim që të kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar.
Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Ndërsa, të martën, është mbajtur edhe një tjetër protestë, po me qëllimin e njëjtë.
Dje dha dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, shkaku i këtij rasti.
Artikuj të ngjashëm
-
Të mërkurën protestohet për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve
-
Me protestë në Prishtinë kërkohet siguri për vajzat dhe gratë
-
Kërkohet siguri për gratë pas dyshimeve për dhunimin e një 13-vjeçareje
-
Të enjten protestë për 13-vjeçaren që dyshohet se u dhunua
-
Ftohen nga Policia tetë persona për protestën “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”