Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar të hënën 11-vjeçaren e cila ishte dhunuar vitin e kaluar nga pesë persona në Prishtinë, e cila aktualisht gjendet në strehimoren e sigurisë së lartë.
Këtë vizitë Haxhiu e ka zhvilluar si koordinatore nacionale kundër dhunës, për ta parë nga afër rastin, kanë bërë të ditur për KOHËN nga Ministria e Drejtësisë.
Në gusht të vitit të kaluar është raportuar që 11-vjeçarja është dhunuar në dy raste të ndryshme. Ajo ka qenë viktimë e dhunimit nga pesë persona në muajin gusht, e më pas është bërë e ditur që viktima është dhunuar dhe trafikuar edhe gjatë muajit qershor, për çka janë arrestuar gjashtë persona të tjerë.
Muajin e kaluar Rrjeti i Grave të Kosovës ka njoftuar se viktima është dhunuar përsëri në strehimoren e sigurisë së lartë nga një vajzë e mitur.
Ky rrjet e ka akuzuar institucionin për dështim dhe neglizhencë, për çka nga Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar shkarkim të stafit.
-
Haxhiu: Me rastin e 11-vjeçares u mor menaxherja që s’kishte licencë profesionale
-
Haxhiu: Shqetësuese që KPK-ja e Komuna e Prishtinës nuk u përgjigjën për rastin e 11-vjeçares
-
Haxhiu u premton mbështetje Agjencisë për Ndihmë Juridike e Strehimores për viktimat e dhunës
-
Haxhiu thotë se Munishi duhet të dorëhiqet për rastin e 11-vjeçares, Prokuroria i quan të pabaza akuzat
-
Haxhiu: Nëse dhuna fizike ushtrohet publikisht, çka ndodhë prapa dyerve të mbyllura