Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur shqetësimin e saj për dhunën fizike dhe emocionale të ushtruar ndaj grave, vajzave dhe fëmijëve.
Haxhiu ka shkruar të enjten në Facebook se çdo formë e dhunës ndaj vajzave dhe grave duhet të trajtohet seriozisht.
“Jam jashtëzakonisht e shqetësuar me dhunën fizike dhe emocionale të ushtruar ndaj grave, vajzave e fëmijëve. Fatkeqësisht është rrënjosur aq thellë në shoqërinë tonë, sa dhunuesit mund ta ushtrojnë atë publikisht, pa asnjë pikë problemi. Nëse dhunuesit dhunën fizike e ushtrojnë edhe publikisht, e marrim me mend se çka ndodhë prapa dyerve të mbyllura! Çdo formë e dhunës ndaj vajzave, grave dhe fëmijëve, duhet trajtuar seriozisht dhe menjëherë. Për rastin e dhunës fizike në Prizren, kam raportuar policinë dhe prokurorinë dhe pres që institucionet ta trajtojnë me prioritet këtë rast, dhe viktimat e qytetarët të sigurohen se dhunuesit do të ndëshkohen”, ka shkruar Haxhiu, duke aluduar në një rast të së mërkurës në Prizren, ku një person shihet duke sulmuar fizikisht një vajzë në rrugë.
-
Haxhiu: Dhuna ndaj grave pengesë e madhe për zhvillimin shoqëror
-
Haxhiu: Dhuna nuk do të normalizohet
-
Haxhiu viziton 11-vjeçaren që dyshohet se u dhunua vitin e kaluar në Prishtinë
-
Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim që u mbajt gjatë në heshtje
-
“Alarmante shifrat e dhunës në familje”, Haxhiu: Deri tani asnjë dënim maksimal për dhunuesit