Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se dhuna nuk do të normalizohet në përmbyllje të “16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore".
Përmes një videoadresimi ajo ka thënë se angazhimi dhe fushata kundër dhunës do të vazhdojnë.
“Si ministre jam e shqetësuar për rastet e dhunës dhe femicidit. Do ta vazhdojmë punën dhe koordinimin institucional për mbrojtjen e jetëve të grave dhe vajzave”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka shtuar se ndërgjegjësimi kolektiv dhe efikasiteti institucional do ta bëjnë Kosovën vend të sigurt për gratë dhe vajzat.
“Beteja për ta eliminuar dhunën në bazë gjinore është e përhershme”, ka thënë ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim që u mbajt gjatë në heshtje
-
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje çdo ditë të vitit
-
Haxhiu: Është koha që BE-ja të bashkohet për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat
-
Haxhiu: Një BE më e gjerë është përgjigja më e fortë ndaj atyre që duan paqëndrueshmëri në Evropë
-
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj: Institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë