Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u ka premtuar mbështetje Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas e po ashtu Qendrës Strehimore për viktimat e dhunës në Prizren, gjatë vizitës që ka zhvilluar të enjten në këto dy institucione.
Sipas njoftimit të Ministrisë, Haxhiu gjatë vizitës në Agjenci ka thënë se ajo duhet të jetë çdo herë e qasshme ndaj çdo kërkese për ndihmë juridike falas.
“Ministrja Haxhiu tha se Agjencia duhet të jetë çdo herë e qasshme ndaj të gjitha kërkesave për ndihmë juridike falas, dhe se misioni i saj është tejet i rëndësishëm në funksion të qytetarëve të cilët kanë nevojë për këtë ndihmë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq gjatë vizitës në strehimoren në Prizren, Haxhiu ka dëgjuar për trajtimin që u bëhet viktimave atje e po ashtu për vështirësitë me të cilat ballafaqohen ato.
“Ministrja tha se mbështetja ndaj Qendrave Strehimore kudo në Kosovë sikurse edhe në Prizren, nuk do të mungojë, dhe se puna që bëjnë ato është një mision fisnik e human që ndikon jashtëzakonisht mirë në trajtimin e grave viktima të dhunës”, thuhet më tej në njoftim.
Edhe
Haxhiu dëgjon kërkesat e grave ukrainase e afgane në Kosovë
Vizita e Haxhiut në këtë dy institucione është bërë vetëm një ditë pas vrasjes së një gruaja shtatzënë në oborrin e QKUK-së.
Shtatzëna 35-vjeçare dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti me të cilin ishte në procedurë të divorcit, derisa ajo ishte në javën e 41 të shtatzënisë.
-
Haxhiu viziton 11-vjeçaren që dyshohet se u dhunua vitin e kaluar në Prishtinë
-
Haxhiu për shtatzënën e vrarë: Ministria i ka kryer detyrat, problemi tek institucionet e drejtësisë
-
Haxhiu: Institucionet të ndërmarrin masa urgjente për parandalimin e dhunës ndaj grave
-
Haxhiu: Ndërprerja e paraburgimit të të dyshuarve për vrasjen e trefishtë, problem serioz i institucioneve të drejtësisë