Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Drake tërhiqet nga muzika përkohësisht

“Më duhet të fokusohem në shëndetin tim para së gjithash”, ka thënë reperi Drake duke bërë të ditur se do të pushojë përkohësisht nga karriera muzikore, shkruan BBC.

Vetëm disa orë pas publikimit të albumit të tij të ri, “For All The Dogs”, fituesi i shumë çmimeve Grammy ka thënë se prej vitesh ka probleme me stomakun.

“Ndoshta nuk do të bëj muzikë për pak, do të jem i sinqertë”, ka thënë të premten në emisionin e tij në radio.

Disa koncerte të tij janë shtyrë pas njoftimit.

“Më duhet të fokusohem në shëndetin tim, para së gjithash – dhe do të flas për këtë së shpejti. Asgjë e çmendur, por ashtu si ju e dini, unë dua që njerëzit të jenë të shëndetshëm në jetë, dhe kam vite që kam problemet me stomakun tim. Unë do të mbyll derën e studios për pak. Ndoshta një vit. Ndoshta pak më gjatë”, ka thënë Drake.

Drake bashkohet me disa këngëtarë si Madonna apo Bruce Springsteen që së fundmi kanë bërë pushim ose kanë anuluar datat e koncerteve, duke përmendur problemet shëndetësore.