Dy reperët e famshëm, Drake dhe 21 Savage, po a lansojnë një album të përbashkët këtë javë, bënë të ditur portali “Billboard”.
Dyshja e pëlqyer e muzikës rep e paralajmëroi publikun se albumi i tyre i ri me titull, “Her Loss”, do të publikohet të premten (28 tetor).
Këtë paralajërim ata e bënë përmes videoprojektit të sapolansuar, “Jimmy Cooks”, i cili u publikua në platformat muzikore të shtunën mbrëma, për ditëlindjen e reperit 21 Savage.
Kënga e cila është pjesë e albumit të shtatë të incizuar në studio të yllit kanadez Drake, “Honestly, Nevermind”, e shënon bashkëpunimin e fundit të dy reperëve.
Me t’u lansuar si audio gjatë kësaj vere, ajo arriti të pozicionohet në vendin e parë të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”, duke e shënuar herën e 11-të që Drake e arrin këtë sukses dhe herën e dytë që, 21 Savage, e gëzon një sukses të tillë në Amerikë.
-
Drake tregon datën e publikimit të albumit të ri
-
Drake ka lansuar këngë të reja përmes Instagramit
-
Drake befason fansat me albumin e ri “Honestly, Nevermind”
-
Jay-Z dhe Eminem në albumin e ri të Rakimit, për herë të parë bashkë pas 25 vjetësh
-
Artistja shqiptare Qendresa bashkëpunon në albumin e ri të Drake