Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dolly Parton drejtoi homazhet e artistëve amerikanë për Mbretëreshën Elizabeth ll

Këngëtarja e njohur, Dolly Parton, ka drejtuar homazhet e yjeve amerikanë, të cilët përformuan për Mbretëreshën e ndjerë Elizabeth ll, shkroi të dielën "The Mirror".

Monarkja vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare, ndërsa 76-vjeçarja Dolly ka ndarë kujtimet e saj të dashura me mbretëreshën.

Duke postuar në Instagram, ajo shkroi: “Kam pasur nderin të takohem dhe të performoj për Mbretëreshën Elizabeth II në udhëtimin tim në Londër më 1977. U prehtë në paqe. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen e saj në këtë kohë”.

Ndërkohë, legjenda e Motown, Diana Ross i bëri nderimet e saj stërgjyshes frymëzuese.

Ajo ndau një video të saj në Performancën e Varieteteve Mbretërore me mbishkrimin: "Faleminderit Madhërisë së Saj, Mbretëreshës. Ajo ia kushtoi jetën vendit të saj dhe shërbimit të të tjerëve. Jam i lumtur që munda ta falënderoj Madhërinë e saj në Jubileun Platinum të këtij viti”.

Homazheve për mbretëreshën, iu bashkuan edhe yje të tjerë të muzikës.