Këngëtarja Doja Cat ka reaguar pas kritikave që ka marrë për perfomancën në “Oscar”.
Ajo gjatë ceremonisë së 97-të të ndarjes së çmimeve nga Akademia e Filmit, ka interpretuar këngën ikonike të serisë së filmave “James Bond”, “Diamonds Are Forever”, e cila fillimisht u këndua nga artistja Shirley Bassey.
Pas performancës, ajo u përball me kritika të shumta për shkak të disa notave të pasakta dhe u përshkrua si "e çrregullt" nga disa shikues, ka raportuar The Sun.
Performanca e Doja Cat:
Në përgjigje të kritikave, Doja Cat ndau mendimet e saj në Instagram, duke pranuar se ndjeu emocione të forta gjatë performancës, por gjithashtu shprehu krenari për sfidën që mori përsipër.
Edhe
Adele bën ndryshimin e madh muzikor për rolin e saj të parë në film
“Faleminderit Akademisë së Filmit dhe Vanity Fair që më ftuan. Nuk kam mundësi të këndoj shpesh në këtë mënyrë dhe ajo që bëra ishte e guximshme dhe e frikshme për mua. E di që shumë njerëz nuk e pëlqyen, por shumë të tjerë e pëlqyen dhe ndihem mirë që e shtyva veten. Kënga është një klasike dhe kam punuar shumë për të, por emocionet më kapën dhe disa nota dolën jo edhe aq mirë”, ka thënë këngëtarja.

Ajo e përmbylli postimin duke e quajtur “bekim” mundësinë për të performuar në një ngjarje kaq prestigjioze dhe shprehu dëshirën për të marrë pjesë në ngjarje të ngjashme në të ardhmen.