DJ Khaled e ka bërë të ditur lajmin se këtë javë do t’i lansojë dy këngë të reja, njëra prej së cilave e përfshinë yllin kanadez të muzikës, Drake.
Producenti i njohur televiziv e shfrytëzoi rrjetin social Twitter për ta informuar publikun, se të premten më 17 korrik, ai do t’i publikojë këngën e reja të cilat edhe e paralajmërojnë albumin e tij të radhës, transmeton Koha.
Lajmi vjen pas disa javësh paralajmërimesh. Në muajin maj, Khaled përmes postimit të një videoje në Instagram, e zbuloi se kënga e parë e albumit të tij të 12-të të incizuar në studio, tashmë kishte përfunduar.
Krijuesi i njohur i hiteve muzikore, javën e kaluar e kishte konfirmuar se Drake, do të përfshihet në njërën prej këngëve të reja.
“Jam duke punuar rreth albumit tim të 12-të. Drake definitivisht përfshihet në njërën prej këngëve të ardhshme, dhe vokali i tij po tingëllon vërtetë bukur. Jam i sigurt që do ta pëlqeni këtë bashkëpunim,” citohet të ketë thënë DJ Khaled në një intervistë të fundit.
Ndërkohë, Drake e ka ndarë një lajm të ri me fansat e tij, duke e zbuluar se albumi i radhës i incizuar në studio, që vjen pas atij të vitit 2018, “Scorpion”, është pothuajse gati.
Reperi kanadez, Drake, është një prej muzikantëve më të kërkuar për bashkëpunime, dhe çdo projekt i tij muzikor mirëpritet nga publiku mbarëbotëror, si dhe shënon suksese të jashtëzakonshme enë toplistat muzikore.