Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

DJ Khaled kampion i toplistës së 200 albumeve më të mira

DJ Khaled ka arritur që për herë të katërt në karrierën e tij, të pozicionohet në vendin e parë të toplistës së 200 albumeve më të mira “Billboard”. Këtë sukses, artisti e shënoi me albumin e sapolansuar “God Did”.

Në javën debutuese, albumi i shiti 107.500 kopje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njëkohësisht është incizimi i dhjetë i Khaledit që renditet në top-dhjetëshen e kësaj liste muzikore.

“God Did” përfshinë bashkëpunime me 31 artistë të njohur në mesin e së cilëve: Drake, Eminem, Future, Jay-Z, Jadakiss, Lil Baby dhe Travis Scott, raporton “Billboard”.

DJ Khaled, në të kaluarën është pozicionuar në vendin e parë të “Billboard 200” me albumet, “Major Key” i lansuar në vitin 2016, “Grateful” i lansuar më 2017 dhe “Khaled Khaled” i publikuar në vitin 2021.

Po ashtu në top-dhjetëshen e 200 albumeve më të mira përfshihen artistët, Nicki Minaj, Silk Sonic, Kendrick Lamar dhe grupi i muzikës K-Pop, “TWICE”.