Kanye West është bërë pjesë e listës elitare të këngëtarëve me suksesin e albumit të tij më të fundit, “Donda”. Me publikimin e albumit të tij të dhjetë, reperi 44-vjeçar ka zënë vendin e parë në listën muzikore “Billboard 200”. West tani është një nga shtatë këngatarët me të paktën 10 albume në historinë 65-vjeçare të listës “Billboard 200”.
Grupi “The Beatles” e kryeson listën me 19 albume në “Billboard 200” gjatë karrierës histrorik që filloi me “Meet The Beatles”, në shkurt të 1964-tës.
zë vendin e dytë në listë me 14, duke lënë prapa Bruce Springsteen dhe Barbara Streisand, që të dy janë me nga 11. Elvis Presley dhe Eminem vijnë në listë me 10 albume.
Madonna, Garth Brooks, The Rolling Stones, Drake, Kenny Chesney dhe Taylor Sëift të gjithë kanë nga nëntë. Suksesi i hershëm i “Donda”-s që nga publikimi më 29 gusht gjithashtu rezultoi me bashkimin e Westit me Eminemin për albumet më të njëpasnjëshme në pozitën e parë në “Billboard 200” me nga 10 secili.
Në ditën e parë të parë të publikimit, “Donda” u transmetua më shumë se 60 milionë herë në SHBA. Po ashtu, këngët nga albumi pretenduan të zënë vendet 19 dhe 20 në tabelën e këngëve ditore të “Top 100 Global” të “Apple Music”. “Hurricane” është publikuar si kënga kryesore e albumit, nga 27 këngët e listuara. Për të vënë në perspektivë suksesin e “The Beatles”: ata arritën që 14 albumet e tyre të para ta zënë vendin e parë në gati gjashtë vjet dhe tre muaj. Ky numër filloi nga “Meet The Beatles” në shkurt të 1964-tës deri në qershor të vitit 1970, kur “Let It Be” arriti në krye të tabelës. Ata do të arrinin suksese me albumet e tjera kryesore falë punës së madhe, kryesisht të përbëra nga grupi i këngëve të suksesshme klasike. Edhe pse i regjistruar para “Abby Road” (1969), albumi “Let It Be” do të bëhej albumi i fundit i katërshes para se të shpërbëhej zyrtarisht më 1970.