Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kanye West publikon albumin “Donda”

Reperi amerikan, Kanye West, ka publikuar të dielën në shërbimet e transmetimit albumin e tij të dhjetë, pas disa javësh vonesë.

West fillimisht kishte planifikuar që ta lansonte albulin në fund të muajit korrik, mirëpo afati ishte shtyrë disa herë.

Albumi i dhjetë i reperit 44-vjeçar është quajtur “Dond” për nder të nënës së ndjerë të tij, Donda West, e cila kishte vdekur në moshën 58-vjeçare si pasojë e komplikimeve pas një operacioni plastik, në vitin 2007.

Albumi përmban gjithsej 27 këngë ku përfshihen këngën “Hurricane”, “Praise God”, “Moon”, dhe
“New Again” dhe ka gjithsej 108 minuta e 59 sekonda.

Para lansimit të albumit, West ka mbajtur disa koncerte në Amerikë për ta promovuar atë.