Disney ka njoftuar se do ta bëjë versionin e ri të komedisë kult të vitit 1990 "Home Alone" për shërbimin e vet të ri streaming.
Drejtori ekzekutiv i Disney, Bob Iger, tha se do të ketë "rishqyrtime" për versionet e reja të mundshme të "Night At the Museum", "Diary of a Wimpy Kid" dhe "Cheaper By the Dozen", shkruan KOHA Ditore.
Disney tani i zotëron këto franshiza pasi që bleu studion filmike 20th Century Fox.
Shërbimi i ri për streaming Disney+ në SHBA do të lansohet në nëntor, ndërsa pritet të arrijë në Evropë vitin e ardhshëm.
Klasiku i Krishtlindjeve "Home Alone" me Macaulay Culkin ishte një hit i madh në vitet e nëntëdhjeta, ndërsa edhe sot pothuajse është e pamundur të shmanget në kuadër të programeve televizive gjatë festave.
Edhe
Macaulay Culkin reagon ndaj lajmit për ribërjen e “Home Alone”
Nuk dihet shumë se çfarë do të sjellë versioni i ri i filmit, si dhe kush do të mundë ta luajë djaloshin Kevin apo hajdutët e famshëm Wet Bandits, por adhuruesit e filmit me siguri po e presin me padurim realizimin e ri festiv të Disney.
Nga Disney thonë se shpresojnë që ribërja do t’i ruajë të njëjtat standarde dhe disiplinën kreative si origjinali.